Ambasada suedeze mbështetje për edukimin e të ushqyerit shëndetshëm

Nga Alice Taylor
Ambasada suedeze mbështetje për edukimin e të ushqyerit shëndetshëm

Javën e kaluar, ambasada suedeze në Tiranë, një grup ekspertësh të ushqimit, aktivistë të qëndrueshmërisë, blogerë, gazetarë u takuan në aktivitetin “Hani me mençuri”.

foto

Aktiviteti u organizua nga Denisa Allimani dhe u mbështet nga Instituti suedez dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë. Të ftuarit biseduan dhe treguan gatime me fokus në qëndrueshmërinë.

Së pari, shefi suedez Lars Ekberg tregoi se si të gatuheshin ushqime të shijshme nga ushqimet e mbetura. Ai u tregoi mysafirëve se si të bënin një vakt me tre pjata nga fruta dhe perime afër datës së skadencës, dhe si të krijojnë aromë spektakolare nga përbërësit më të thjeshtë.

foto

Më pas një seri bisedash nga ekspertja e ushqimit Dhurata Thanasi, prezantuesja televizive dhe nutricionistja Hilda Gorica, blogerja ushqimore dhe prezantuesja televizive Mirela Andoni, dhe organizatori dhe aktivisti i mbetjeve ushqimore Bers Gjashta.

foto

Temat përfshinin ndryshime që ne mund të bëjmë çdo ditë në zakonet tona të të ngrenit dhe të blerjeve, duke ulur numrin e mbeturinave, duke mbështetur produktet dhe prodhuesit vendas shqiptarë, dhe natyrisht, gëzimin që të jep ushqimitdhe pijet e mira.

foto

Të pranishmit më pas shijuan ushqimin e përgatitur gjatë pjesës së parë dhe verën nga kantina Allimani me qendër në Tiranë.

foto

Ambasadorja suedeze Elsa Hastad priti mysafirë dhe foli gjithashtu për dashurinë e saj për ushqimin e freskët dhe vendas. Ajo tha se me ardhjen e saj në rezidencën e ambasadës, ata kanë ndaluar mishin e kuq, kultivojnë perimet dhe bimët e tyre dhe gatuajnë duke përdorur përbërës të qëndrueshëm dhe organikë. Hastad foli për lumturinë e saj për të parë punën dhe ambiciet e “pionierëve shqiptarë të qëndrueshmërisë”.

foto
foto

Ngjarja shënoi gjithashtu fillimin e aktivitetit ‘Eat Smart 7 Day Challenge’. Gjatë një jave, pjesëmarrësve u kërkohet të ndryshojnë zakonet e tyre të të ngrënit në mënyra të ndryshme. Për shembull duke u bërë vegjetarian për një ditë ose duke hequr ushqime të përpunuara dhe duke gatuar nga e para.

Shënim: Aktiviteti u zhvillua para se të miratohej rregulli për mbajtjen e detyrueshme të maskave të fytyrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>