
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë shprehur sot mbështetjen e tyre për Prokurorinë Speciale SPAK
Ambasadori Soreca u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK Arben Krajën.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca tha se ata kanë diskutuar për sfidat e SPAK si institucion të ri I reformës në drejtësi:
“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.”
Ndërsa ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter:
“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”
Aktualisht SPAK është në fazën e testimit dhe intervistimit të kandidatëve për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pritet që ky proces të zgjasë rreth 2 muaj.
Po ashtu, paketa e qeverisë kundër krimit dhe parave të pista, parashikon që njësia special OFL të dërgojë në SPAK formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, plotësuar nga personat me rekorde kriminale. SPAK-u që ka afat 15 ditë për tu shprehur mbi to, në rast se SPAK ka dyshime se subjekti nuk ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë, atëherë ai e dërgon çështjen në gjykatën speciale.