Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ai i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman njoftuan se puna për reformën zgjedhore në Këshillin Politik bëri progres.
Mbledhja zgjati rreth 9 orë dhe do të vijojë përsëri nesër në orën 11:00 tek rezidenca e Ambasadës Amerikane. Qëllimi do të jetë përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
“Nëse partitë bien dakort për gjera përtej atyre rekomandimeve, ata janë të mirëpritur. Por nëse konsensusi për pikat e ODIHR nuk arrihet, atëherë palët nuk mund të vijojnë me kërkesa të tjera.” – tha Ambasadorja Kim.
Ambasadori i bashkimit Europian, Luigi Soreca falenderoi palët për bashkëpunimin dhe i ftoi të vijojnë me këtë hap. “Kemi arritur një pikë vrulli ndaj mirë është të mos e shpërdorojmë” – tha Soreca.