Ambasadorët e SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së uruan të shtunën qeverinë e re Rama 3 për mandatin e tretë qeverisës.
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e uroi Ramën për mandatin “historik”:
“Urime Kryeministrit për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!” .
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca shkroi në Twitter se:
“Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare në marrjen e detyrës së tyre. Ne presim që integrimi në BE dhe të gjitha reformat e lidhura, përfshirë shtetin e së drejtës, të jenë prioritet I qeverisë. Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për çështjen”.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh se pret të bashkëpunojë me kryeministrin Rama dhe pret që reforma në shtetin e së drejtës dhe integrimi evropian të kryesojnë axhendën e qeverisë. “Dialogu politik konstruktivë dhe koordinimi i fortë kanë kyçi për anëtarësimin në BE”, theksoi Varhelyi.
Zyra e OSBE-së në Tiranë i kërkoi qeversisë së re të punojë për “përfundimin e reformës në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimin e sektorit të sigurisë në vend, reformën zgjedhore”.
OSBE përshendeti edhe rifillimin e jetës parlamentare për të gjitha partitë:
“Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit”.