Ambasadori amerikan në Prishtinë: SHBA-të nuk kanë inkurajuar shkëmbim territoresh

Ambasadori amerikan në Prishtinë: SHBA-të nuk kanë inkurajuar shkëmbim territoresh

“Qeveria e SHBA-ve nuk ka inkurajuar asnjëherë në mënyrë aktive një rregullim të kufijve, ndarje të kufijve sikurse e kanë quajtur disa”, deklaroi ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ambasadori e inkurajoi Kosovën dhe Serbinë të ulen në bisedime.  “Nëse doni një marrëveshje, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, tha Kosnett për gazetaren Jeta Xharra.

Gjithashtu, edhe ambasadorja e emëruar e SHBA-ve në Tiranë, Juri Kim ka deklaruar se duhet të respektohen kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përndryshe paqja në Ballkan është në rrezik.

Presidentët e të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, si dhe Kryeministri Edi Rama kanë mbështetur planin për shkëmbim të kufijve, si rrugën më të mirë për të arritur një marrëveshje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>