Apelit kundër dhunës në protestat për vrasjen e Klodian Rashës, i është bashkuar edhe ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Ai ka shprehur ngushëllimet për familjen e 25-vjeçarit dhe ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore.
“I shprehim solidaritin dhe ngushëllimet familjes së Klodian Rashës. Drejtësia duhet të vendoset. Dhe duhet parë se po vendoset. Ne e kuptojmë pse njerëzit janë të zemëruar dhe mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Le t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.”, ka shkruar Norman në Twitter.
Thirrje për distancim nga dhuna kanë bërë edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë.