Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca takoi të mërkurën kreun e misionit OSBE/ODIHR, Jozefa Gacek për të folur rreth zgjedhjeve të 25 qershorit.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se gjatë takimit diskutuan në lidhje me përgatitjet për datën e zgjedhjeve.
“Takova ambasadoren Jozefa Gacek, kreun e misionin të OSBE/ODIHR në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Ne diskutuam mbi përgatitjet për këtë ditë dhe veçanërisht monitorimin e zgjedhjeve.”
Soreca shprehet se vëzhguesit diplomatic do të jenë të vendosur në të gjithë vendin dhe BE është e gatshme për të mbështetur misionin.