Ambasadori gjerman: Shembja e Teatri Kombëtar, veprim i nxituar

Nga Exit News
Ambasadori gjerman: Shembja e Teatri Kombëtar, veprim i nxituar

Ambasadori gjerman Peter Zingraf shprehu shqetësim se shembja e Teatrit Kombëtar ishte e nxituar.

Në një postim në Facebook, ai shkruan:

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme.

Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje.”

Më herët ka reaguar dhe ambasada britanike, e cila shprehu shqetësim për mungesën e dialogut për Teatrin Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>