Ambasadori gjerman: Shumica dhe opozita të ulen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Ambasadori gjerman: Shumica dhe opozita të ulen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Ambasadori gjerman Peter Zingraf i bëri thirrje shumicës dhe opozitës që të ulen sa më parë në bisedime për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që duhet të bëhen pas ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 30 korrik.

Në një deklatë për shtyp, Zingraf shprehu keqardhjen që ndryshimet u miratuan pa dakordërsinë e të gjithë palëve.

Ai theksoi se megjithëse është kuvendi institucioni sovran që vendos, palët kishin rënë dakord në 5 qershor se çdo ndryshim që prekte sistemin dhe kodin zgjedhor duhej bërë me konsensusin e të gjithë palëve:

“Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit.”

Ambasadori theksoi se Reforma Zgjedhore është kusht për hapjen e negociatave:

“Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë.”

LEXO  PS nuk i quan ndryshimet kushtetuese si shkelje të marrëveshjes së 5 majit

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme