Ambasadori gjerman: verifikoni ata që dekoroni

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman deklaroi dje se duhet të verifikohen me kujdes pjesëmarrësit në Luftën Nacional-Çlirimtare që dekorohen nga qeveria shqiptare.

Në një Konferencë për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur, viktima të regjimit komunist në Shqipëri, Ambasadori u shpreh se për nderim nuk mjafton vetëm pjesëmarrja e tyre në luftë, por dhe ajo çfarë kanë bërë më pas. “Duhet që të shihen këta persona, sepse mund të ketë nga ata të cilët nuk e meritojnë një nderim të tillë honorifik, pasi mund të kenë pasur pozicione shumë të debatueshme,” tha ai.

Ambasadori theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e respektimit të vuajtjeve të viktimave të regjimit komunist, veçanërisht atyre që regjimi u mori jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>