Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf theksoi, të mërkurën, rëndësinë e ngritjes sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht për integrimin europian të vendit.
Pas një bisede me Vitore Tushën, Kryetaren aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Zingraf shkroi në Facebook:
“Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre.
Unë shpresoj se me plotësimin e vendeve të tjera të rivendoset mundësisht menjëherë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.
Ky është një kriter i rëndësishëm edhe për çështjen se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare për negociatat e pranimit në BE.”
Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë çështje në shqyrtim apo vendim.
Ndërsa gjithnjë e më shumë zëra po shprehen kohët e fundit se konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE mund të zhvillohet në dhjetor 2020, duke e bërë edhe më ugjente ngritjen e GjK-së.