
Ambasadori gjerman Peter Zingraf e dënoi shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria. “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar”, shkruan Ambasadori në reagimin për mediat.
“Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme”, shtoi Ambasadori Zingraf.
Ai shprehu shqetësim për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.
Ai i bënë thirrje për “të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”.