Ambasadori i BE, Soreca, takon kreun e SPAK: Të fillojë rekrutimi i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nga Exit News
Ambasadori i BE, Soreca, takon kreun e SPAK: Të fillojë rekrutimi i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin Twitter se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Ky është takimi i dytë i kreut të SPAK me partnerët ndërkombëtar, pas takimit të mëngjesit të së enjten me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.

Soreca bëri me dije se takimi u fokusua në arritjet e SPAK, por edhe te rëndësia e fillimit të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjithashtu Soreca shton se Bashkimi Europian është  “gati për të vazhduar sigurimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme