Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca bëri thirrje për të respektuar rregullat kundër COVID-19, në mënyrë që Shqipëria të dali nga kriza që ka krijuar pandemia.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan:
“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar të gjithë komunitetin të dalë nga kriza.
Soreca shton se delegacioni i BE do të vazhdojë të ndihmijë Shqipërinë duke lajmëruar se javën tjetër do të dorëzohen pajisjet e tjera mjekësore.
“Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme”