Ambasadori i OSBE flet për progres kundër korrupsionit, por shqiptarët ende nuk kanë parë prova

Ambasadori i OSBE flet për progres kundër korrupsionit, por shqiptarët ende nuk kanë parë prova

“Shqipëria ka bërë disa hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër korrupsionit. Rastet e shitblerjes së votës janë referuar në prokurori, por ku janë dënimet?”

Kjo ishte deklarata e djeshme e Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE në Shqipëri, gjatë një konference për masat antikorrupsion të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Teksa ambasadori flet për “hapa të rëndësishëm”, por pa treguar më qartë se ku janë marrë këto hapa, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin vazhdon të mbetet i pandryshuar: korrupsioni në Shqipëri gjendet kudo, e madje vitet e fundit është më i pranishëm.

Barometrin e Ballkanit, lidhur me punësimin, 46 për qind e shqiptarëve mendojnë se për të marrë një vend pune miqtë apo familja “në pozicione të rëndësishme” janë të nevojshëm.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2015 kur vetëm 30 për qind mendonin kështu, duke treguar përhapjen edhe më të madhe të nepotizmit nën qeverinë e Rama.

Në po të njëjtin raport, 54 përqind e të intervistuarve shqiptarë raportojnë se kanë paguar ryshfet në një institucion shëndetësor në 12 muajt e fundit, ndërsa 19 për qind kanë korruptuar një gjyqtar ose prokuror dhe 14 për qind i kanë dhënë ryshfet një polici.

Në një tjetër studim për Monitorimin e Korrupsiont 2016 të Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike (ACER), rreth 50 për qind e shqiptarëve pranojnë se i është kërkuar, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, rryshfet nga zyrtarët publik.

Krahasuar me raportin e mëparshëm të bërë në vitin 2014, ka një përkeqësim me pesë pikë përqindje (nga 45 për qind në rreth 50 për qind) të pjesës së shqiptarëve që i është kërkuar rryshfet.

Këto perceptime tregojnë se masat anti-korrupsion që qeveria pretendon se ka marrë nuk kanë arritur ende të ndikojnë drejtëpërsëdrejti tek qytetarët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>