Ambasadori i OSBE-ODIHR, Del Monaco: Hetim i plotë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Nga Exit News
Ambasadori i OSBE-ODIHR, Del Monaco: Hetim i plotë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Ambasadori i OSBE-ODIHR në Tiranë Del Monaco u bëri thirrje drejtësisë të hetoj plotësisht vrasjen e ndodhur në Elbasan më 22 prill, pas përplasjes së mbështetesve të partive kryesore. Në një deklaratë për median, pas takimit me kryetarin e bashkisë Gledian Llatja, drejtorin policisë dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare, në Elbasan, sot, 12 maj, Ambasadori u shpreh se:

“Unë kam plotësisht besim tek autoritetet gjyqësore shqiptare. Siç ju kujtohet, ditën pas vrasjes në Elbasan, përpara zgjedhjeve, ne bëmë një deklaratë shumë të qartë dhe kemi besim te një hetim i shpejtë dhe se gjyqësori do të bëjë atë që duhet bërë. Kështu funksionon në demokraci.”

Në lidhje me vrasjet e ndodhura 3 javët e fundit në Elbasan, ambasadori u shpreh se:

Unë jam takuar disa herë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me hierarkinë e Policisë së Shtetit, jam takuar disa herë me oficerë policie […] Mesazhi që unë jap ka të bëjë me besimin, me besimin institucional: besoni tek institucionet.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme