Ambasadori italian Bucci takon drejtuesit politik të Elbasanit

Nga Exit News
Ambasadori italian Bucci takon drejtuesit politik të Elbasanit

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci u takua me përfaqësuesit e institucioneve dhe me përfaqësuesit e partive politike në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadori u shpreh se përplasjet fizike janë të papranueshme:

“Përplasje e ideve dhe planeve janë të pranuara, por ato fizike nuk janë të pranueshme. Përplasja e ideve është në rregull, konfrontimi i tyre sa kohë është i bazuar në fakte, në programe dhe në gjëra konkrete”.

Ai u shpreh se Italia “nuk bënë tifo për asnjë palë, për asnjërën palë. Ne bëjmë tifozllëk për popullin shqiptar dhe për Shqipërinë”.

“Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga Shqiptarët dhe që do të zgjedhë problemet e tyre. Që e shtyn Shqipërinë gjithmonë e më shumë përpara dhe e ofron me Bashkimin evropian. Ne japim mbështetje për shqiptarët dhe Shqipërinë”, sqaroi ambasadori Italian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>