Ambasadori italian: Çështja e Teatrit delikate, shkon përtej prishjes së një ndërtese

Nga Exit News
Ambasadori italian: Çështja e Teatrit delikate, shkon përtej prishjes së një ndërtese

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci deklaroi të premten se çështja e Teatrit është delikate dhe shkon përtej prishjes së një ndërtese.

Gjatë një vizite në Gjirokastër, ai tha se ruajtja e pasurisë kulturore është shumë e rëndësishme për një vend. Por ai është një vendim që i takon qeverisë ta marrë:

 “Është një çështje shumë delikate Në një farë kuptimi shkon përtej çështjes së prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ne e kemi thënë gjithmonë dhe në vitet e shkuara që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur.

Është një vendim që i përket autoriteteve shqiptare për tu marrë, është një vendim klasik që i takon qeverisë shqiptare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>