Ambasadori italian Cutillio pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së

Ambasadori italian Cutillio pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së

Ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillio shprehu mbështetjen e Italisë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gjatë një aktiviteti të organizuar për Festën e Republikës së Italisë, Zoti Cutillio u shpreh:

“E mirëpresim Shqipërinë në familjen evropiane. Të shohim përpara me pritshmëri të mëdha, një e ardhme që do ta shohë Shqipërinë në BE.”

Ambasadori Cutillio tha se mes dy vendeve ka patur dhe do të ketë gjithnjë bashkëpunim të ngushtë, jo vetëm ekonomik, por dhe në shumë elementë të tjerë që bashkojnë Italinë e Shqipërinë.

Në momentin kur Italia gjendet në krizë politike, pa qeveri dhe drejt zgjedhjeve të parakohshme, nuk dihet ende se si do të votojë parlamenti italian për hapjen e negociatave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Pas votës në parlamentin e çdo shteti, në fund të qershorit do të mbahet votimi në Këshillin Evropian ku do të vendoset përfundimisht nëse do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe vendet e tjera apo jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>