Ambasadori italian: akuzat e opozitës për kapjen e drejtësisë nuk janë të vërteta

Ambasadori italian: akuzat e opozitës për kapjen e drejtësisë nuk janë të vërteta

Akuza se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, nuk me rezulton se i përket realitetit”. Kështu u shpreh ambasadori italain Alberto Cutillio nga qyteti i Shkodrës.

Deklarata e tij bie ndesh me gjetjet e raportit të Freedom House, organizata e pavarur kryesore në botë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut e financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, që e vlerësoi emërimin e Arta Markut me shumicë të thjeshtë, e gjitha socialiste, si goditje ndaj besueshmërisë dhe paanshmërisë së prokurorisë dhe drejtësisë, veçanërisht në kohën kur prokuroria po heton dosjen e ish-ministrit Tahiri.

Ambasadori e vlerësoi reformën në drejtësi, duke iu referuar me fjalët:

Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë europiane. Eshtë reformë e thellë dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare”.

Megjithëse ambasadori shprehu shqetësimin e tij për bllokimin e Gjykatës së Lartë dhe për mos plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, ai tha se ky është çmimi që duhet paguar për reformën në drejtësi.

Për çështjen Tahiri, ambasadori nuk konfirmoi nëse prokuroria e Katanias po e heton atë. Ai u shpreh se “di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”.

Për tensioni e krijuar midis opozitës dhe maxhorancës për shkak të akuzave të opozitës se vëllai i Ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj drejton trafikun e drogës në Vlorë, Ambasadori shprehet se “Mazhoranca dhe opozita është normale të mos jenë dakort, ndodh kudo. E rendesishme dhe besoj që ka ndodhur deri tani, që raportet të mbesin korrekte”.

Ambasadori italian e quajti emigracioni e paligjshëm si “fenomen të kufizuar” i cili nuk përbën problem. Deklarat e tij bien ndesh me deklaratat e qeverisë e re italiane, në veçanti të Ministrit të Brendshëm Salvini, i cili ka deklaruar disa herë se do të forcojë kufijtë, duke e cilësuar emigracionin e paligjshëm si një nga shkaqet e rënies së sigurisë në Itali.

“Qeveria re lind në bazë të një akordi mes forcave politike, që nuk bën të mendosh asnjë ndryshim në maredheniet me jashtë. Edhe figura e ministrit të jashtëm ma jep këtë garanci të vazhdimësi të politikës jashtme”, — u shpreh Ambasadori Cutillio.

Në fund, ai  u shpreh optimist për hapjen e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së pavarësisht se sipas tij “ka ende disa vende skeptike për Shqipërinë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>