Ambasadori Lu, SHBA-të të gatshme të ofrojnë prokurorë amerikanë për hetimin e çështjeve të korrupsionit të lartë

Ambasadori Lu, SHBA-të të gatshme të ofrojnë prokurorë amerikanë për hetimin e çështjeve të korrupsionit të lartë

Ambasadori amerikan Lu pas takimi me Ministrin e Brendshëm Xhafa u shpreh për Balkanweb se “çështja e Zotit Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Zoti Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet”.

Më tej ambasadori shtoi se Shtetet e bashkaura po ndjekin me vëmnedje çështjen e të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.

“Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”, e mbylli deklaratën e tij Ambasadori Lu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>