Ambasadori Lu vlerëson Fatmir Xhafën, shpreh besimin se ai do të luftojë drogën

Ambasadori Lu vlerëson Fatmir Xhafën, shpreh besimin se ai do të luftojë drogën

Ambasadori amerikan Donald Lu shprehu sot vlerësim për Fatmir Xhafën, propozuar nga Kryeministri Rama për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zoti Lu u shpreh:

Presim që Xhafaj të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet. Që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja.

Duke përmendur bashkëpunimin e mëparshëm që Ambasada Amerikane ka patur me Zotin Xhafaj, për hartimin e reformës në drejtësi, ambasadori Lu deklaroi se nëse Zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA-ve.

Emërimi në postin e Ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafës, kreu i Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit ad-hoc të reformës në drejtësi, pret dekretimin nga Presidenti Nishani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>