Ambasadori serb në Tiranë: Kosova është Serbi

Ambasadori serb në Tiranë: Kosova është Serbi

Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, deklaroi sot se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kur mes Serbisë e Kosovës po mundohet të ndërtohet një urë komunikimi përmes ndërhyrjes së BE-së dhe SHBA-ve, ambasadori Zariç, nga Shkodra ku ndodhej për një vizitë, u shpreh:

“Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë.”

Ambasadori vazhdoi më tej duke theksuar se ky fakt nuk ka përse të ndikojë në marrëdhënien me Shqipërisë dhe Serbisë.

Ambsadori Zariç ndodhej në Shkodër për një vizitë në komunitetin Serbo-Malazez që jeton në këtë qytet, me rastin e festimit të Krishtlindjes Ortodokse.

Një ditë më parë, në meshën kishtare  zhvilluar në Vrakë të Shkodrës, me rastin e kësaj feste, prifti malezez bëri të njëjtën deklaratë si ambasadori Zariç. Prifti madje u shpreh se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>