Ambasadori shqiptar në Turqi: Deri tani asnjë shqiptar i lënduar

Nga Exit News
Ambasadori shqiptar në Turqi: Deri tani asnjë shqiptar i lënduar

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo deklaroi se nuk ka ende asnjë njoftim se mes viktimave nga tërmeti në Turqi ka qytetarë shqiptarë.

Në një lidhje telefonike për Neës24, Robo tha se tërmeti ishte shumë i fortë dhe se në Izmir, qytetin ku u ndje më shumë, është krijuar panik:

“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. 

Është krijuar një situatë paniku në Izmir. Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi.”

Deri më tani të paktën katër persona kanë humbur jetën në ndërtesa e rrëzuara nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>