Ambasadori Soreca dënon rastet e fundit të përdhunimeve

Nga Exit News
Ambasadori Soreca dënon rastet e fundit të përdhunimeve

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dënoi të premten rastet e fundit të përdhunimeve ndaj vajzave.

Ai ka ndarë një koment të Delegacionit të BE-së në Twitter ku shkruhet:

“Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin apo çdo formë të abuzimit seksual. Jo do të thotë JO!”

Një grup prej 5 burrash u arrestuan nga policia të martën pasi akuzohen për përdhunimin në grup të një vajze 15-vjeçare nga Rrësheni.

Të arrestuarit Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç u lanë në burg nga Gjykata e Lezhës në pritje të gjykimit.

Duke reaguar për lajmin, aktivist dhe qytetar paralajmëruan protesta në Rrëshen të premten dhe në Tiranë të dielën.

Në fillim të muajit maj, policia arrestoi oficerin e policisë Kol Kola për përdhunimin e një të miture 13-vjeçare.

Një 31-vjeçar u shpall në kërkim në prill nga Policia e Sarandës me akuzën e përdhunimit të një 16-vjeçare.

 

Lajme te ngjashme