
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca shprehet i pikëlluar për vrasjen e Klodian Rashës por bën thirrje që të shmanget dhuna në protesta.
“Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.”, shkruan Soreca në Twitter.
Për vrasjen e Klodian Rashës, reagoi më herët edhe ambasada amerikane, e cila bëri apel për hetim transparent dhe distancim nga dhuna.