Ambasadori Soreca kërkon nga të gjitha palët të shmangin dhunën

Nga Exit News
Ambasadori Soreca kërkon nga të gjitha palët të shmangin dhunën

Ambasadori i  Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca shprehet i pikëlluar për vrasjen e Klodian Rashës por bën thirrje që të shmanget dhuna në protesta.

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.”, shkruan Soreca në Twitter.

Për vrasjen e Klodian Rashës, reagoi më herët edhe ambasada amerikane, e cila bëri apel për hetim transparent dhe distancim nga dhuna.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>