Ambasadori Soreca nderon infermierët dhe kujton ndihmën e BE-së

Nga Exit News
Ambasadori Soreca nderon infermierët dhe kujton ndihmën e BE-së

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, foli të mërkurën në mbrëmje në një aktivitet të organizuar nga qeveria në Ditën Botërore të Infermierëve.

Ai falenderoi infermierët për punën dhe saktificën e tyre në përballimin e pandemisë, veçanërisht ata që punuan në vijën e parë në spitalet Covid në vend.

“Nëse ka një mësim që mund të nxjerrim nga pandemia është se funksionimi i shëndetit komunitar dhe afërsia me popullatën ishin thelbësore në parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe infermierët u bën ura bashkëpunimi me komunitetet,” u shpreh Soreca.

Ai rikujtoi se BE ka qënë në krah të Shqipërisë me financimet e vazhdueshme si: ndihma në fillim të pandëmisë prej 65 milion €, 50 milion € të tjera për vaksinat e emergjencës, pajisje si ventilator, ambulanca dhe skanëra apo 11 milion € të tjera për sigurimin e 140 mijë vaksinave.

“Spitalet shqiptare janë në një situatë më të mirë se një vit më parë,” shtoi Soreca.

Në fund, ambasadori deklaroi se BE do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah Shqipërisë në luftën ndaj Covid edhe për të rritur kapacitetet e kujdesit shëndetësor.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>