“Zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Në një postim në Twitter ai shpërndau shkrimin e shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, në lidhje me vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi.
Zonja Calavera deklaroi të enjten, se Reforma në Drejtësi nuk duhet të sulmohet për shkak të hetimit të anëtarit të Kolegjit të Apelimit Luan Daci dhe dyshimeve se ai ka falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vetingut.