Ambasadori Soreca: Shqipëria të punojë fort deri në pranverë për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore

Ambasadori Soreca: Shqipëria të punojë fort deri në pranverë për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha sot se Shqipëria duhet të punojë fort përmes dialogut dhe bashkëpunimit për të ecur sa më shpejt me reformat, veçanërisht ajo në drejtësi dhe zgjedhore, deri në pranverë 2020, moment kur Këshilli i Ministrave të BE-së do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës së BE-së nga Kroacia, Zoti soreca u shpreh:

“Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

 Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë.

 Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.”

Ambsadori Soreca theksoi se presidenca e një shteti të rajonit si Kroacia ka rëndësi për procesin e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut:

“Për Shqipërinë, presidenca juaj do të jetë kyçe dhe vendimtare.

Pas samitit të Zagrebit, Komisioni do të miratojë raportin e saj vjetor dhe përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet e mëtejshme që duhen arritur për t’i bindur të gjitha shtetet anëtare që do të thotë përqendrimi tek dhënia e rezultateve për reforma.

Në agjendën e integrimit në BE në krye të saj duhet të jenë vazhdimësia e ngritjes së institucioneve kyçe të reja gjyqësore, por ashtu edhe Gjykata Kushtetuese, plotësisht funksionale, miratimi i ligjeve në lidhje me mbrojtjen e pakicave dhe plotësimi i reformës zgjedhore bashkë me rekomandimet e OSB/ODIHR.” 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>