Ambasadorja amerikane e quan stërvitjen Defender-21 një momenti historik

Ambasadorja amerikane e quan stërvitjen Defender-21 një momenti historik

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, përmes një statusi në rrjetin Twitter, e quajti stërvitjen Defender – 2021 si një moment historik.

Ajo ndau një artikull me të njëjtin titull, ku trajtohej gjerësisht roli i vendit në stërvitjen më të mëdhe shumëkombëshe të NATO-s.

“Roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm me integrimin gjithëpërfshirës të  ushtrisë shqiptare në stërvitje. Kjo shënon një hap të madh përpara për Shipërinë dhe tregon besimin që planifikuesit e stërvitjes kanë vendosur në ushtrinë e saj, ” thekson Kim përmes një pasazhi të zgjedhur.

Nisma Defender 21 ka për qëllim të tregojë angazhimin e SHBA-ve në NATO. Në këtë stërvitje do të marrin pjesë 28 mijë forca shumë kombëshe nga 26 vende, në 31 zona stërvitje, të shtrira në 12 vende.

Exit ka përmbledhur më herët të gjitha faktet e lidhura me Defender 21,  i cili përbëhet nga:

28 mijë pjesmarrës në total.

2 100 Ushtarë nga Garda Kombëtare e 5 shteteve amerikane, Albama, Florida, Ohia dhe Tennesse, Ëest Virginia.

1 000 mjete ushtarake do të zhvendosen nga Gjermania, Itali dhe Hollanda.

800 rezerva ushtarake do të jenë pjesë e stërvitjes.

31 zona stërvitje të shtrira në 12 vende do të kryejnë stërvitje të vërteta. Në këto 12 vende bën pjesë edhe Shqipëria.

Portet e 5 vendeve do të përdoren për të pritur më shumë se 1 200 mjete ushtarake nga SHBA-të. Vendet janë Shqipëri, Kroaci, Greqi, Slloveni dhe Gjermani.

5 qendra logjistike do të ngrihen në Shqipëri, Kroaci, Greqi, Malin e Zi, Slloveni, Gjermani.

1 qendër logjistike e përbashkët për operacionet në det do të ngrihet në Shqipëri.

1 spital ushtarak përfshirë edhe një qendër të madhe mjekësore për evakuimet do të ngrihet në Hungari.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>