
Ambasadorja e SHBA-ve në vend, Yuri Kim, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë, rikonfirmoi angazhimin e SHBA-ve në mbështjen e reformës.
Përmes një statusi në rrjetin Twitter, Kim u shpreh se, së bashku me krerët e institucioneve të drejtësisë, kishin reflektuar mbi mënyrën më të mirë për t’iu shërbyer qytetarëve.
“Ishte kënaqësi t’i bashkohesha drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të festuar Ditën e Drejtësisë. Reflektuam mbi detyrën e institucioneve për t’i shërbyer qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, me pavarësi dhe integritet. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi derisa çdo ditë të jetë Dita e Drejtësisë”, shkruan Kim.
Më herët, ambasadorja, në fjalën e saj në Konferencën e Ditës së Drejtësisë, siguroi krerët e institucioneve se do të kenë mbështetjen e SHBA-ve në çdo hap.
Kim shtoi se se “Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet t’i shërbejnë publikut.”