Pas ambasadorit të BE-së Soreca, ka qënë ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila shprehur mirënjohje për sakrificat e infermierëve gjatë pandemisë.
“Për botën jeni heronjtë e rinj, heronjtë që do iu jemi gjithmonë mirënjohës,” u shpreh Kim.
Kim rikujtoi se SHBA-të nuk e lanë vetëm Shqipërinë gjatë pandemisë, duke dhuruar një ndihmë financiare prej 2 milion dollar në luftën ndaj Covid-19.
Ambasadorja amerikane foli për ndihmën e dhënë në parandalimin e infeksioneve për infermieret, pajisjet për gjurmimin e kontakteve, si dhe inkubator e ngrohës për foshnjet e infektuara me Covid-19.
Po ashtu, Kim përmendi edhe ndihmën e SHBA-ve si dhuruesi më i madh i programit COVAX të shpërndarjes së vaksinave në botë.
“E kam nder të jem në shoqërinë tuaj, mes heronjëve shqiptar, për të nderuar kolegët që keni humbur,” përfundoi Kim.