
Ambasadorja amerikane e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, përgëzoi PS dhe kryeministrin Rama për fitoren duke ripostuar në Twitter mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Njësoj ajo përgëzoi opozitën që i dha zë shumë njerëzve dhe ndezi shpresën.
“Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar,” shkruan Kim.
Ajo shtoi se është njohur me gjetjet paraprake të raportit të ODIHR mbi zgjedhjet dhe pret raportin përfundimtar, që do të shërbejë për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.
“Ne theksojmë se zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe,” deklaron Kim në fund.