Ambasadorja amerikane Yuri Kim përgëzon PS dhe opozitën për zgjedhjet

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane Yuri Kim përgëzon PS dhe opozitën për zgjedhjet

Ambasadorja amerikane e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, përgëzoi PS dhe kryeministrin Rama për fitoren duke ripostuar në Twitter mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Njësoj ajo përgëzoi opozitën që i dha zë shumë njerëzve dhe ndezi shpresën.

Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar,” shkruan Kim.

Ajo shtoi se është njohur me gjetjet paraprake të raportit të ODIHR mbi zgjedhjet dhe pret raportin përfundimtar, që do të shërbejë për përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Ne theksojmë se zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe,” deklaron Kim në fund.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>