Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP dhe atij të Gjyqësorit, KLGJ të hartojnë procedura për monitorimin e punës së magjistrantëve.
Në një konferencë të organizuar nga Këshilli Shqiptar i Helsinkit, KSHH, të mërkurën, Ambasadorja bëri thirrje për vazhdimin e reformës në drejtësi.
“Këshillat duhet të veprojnë tani duke ndryshuar sistemin dhe duke i kërkuar llogari magjistrantëve për punën e tyre. Ata duhet të hartojën një kod etike për magjistratët.
Ata duhet të ndjekin rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga ligji. Ne e kuptojmë trysninë, si dhe rëndësinë e ecjes përpara të reformës në drejtësi për të mirën e shtetit”, u shpreh ambasadorja.
Kim i kujtoi institucioneve të drejtësisë se “në të ardhmen fëmijët i kanë sytë tek ju”.