Ambasadorja e SHBA-ve Kim, dënimi i korrupsionit detyrë e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Kim, dënimi i korrupsionit detyrë e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u shpreh se administrata e presidentit Joe Biden do të mbështesë institucionet e reja të reformës në drejtësi deri në fund.

Në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten, Ambasadorja u shpreh se “askush nuk është mbi ligjin pavarësisht se sa i fortë është tani”.

Kim i kujtoi drejtuesve të institucioneve të drejtësisë se vendosja e drejtësisë, dënimi i korrupsionit dhe vendosja e besimit tek drejtësia është në dorën e tyre:

“Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë se kjo do të ndalë, është puna e secilit prej jush në këtë tavolinë, por puna e shqiptarëve është të rikonfirmojnë besimin e dhënë nga populli. Ky është fillimi akoma më shumë duhet bërë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>