Ambasadorja e SHBA-ve Kim takon komentuesin që e quajti “kineze”

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Kim takon komentuesin që e quajti “kineze”

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim takoi komentuesin, i cili e quajti atë “kineze”, në një poatim në Instagram.

Ambasadorja postoi foto nga takimi duke u shprehur e prekur nga biseda për vuajtjet e popullit shqiptar gjatë regjimit komunist.

Shkëmbimi i mesazheve në Instagram:

Në një foto të ambasadores Yuri Kim në Pogradec, të postuar në Instagram, një komentues me emrin i.fisart shkroi:

“Miqësia shqiptaro-kineze është gjithmonë një histori e vjetër dhe e këndëshme. Kalofshi sa më mirë në Pogradec”.

Këtij komenti, ambasadorja ju përgjigj:

“Jam e habitur nga komenti juaj. Unë ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një diskutim. Unë mund t’ju tregoj për historinë e vendit tim si një “Komb i Emigrantëve” dhe ju mund të më thoni pse mendoni se jam “Kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për kafe dhe një bisedë. Është një ftesë e sinqertë”.

Ftesa e ambasadores u mirëprit nga komentuesi.

Ambasadorja Yuri Kim është  gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson Shtetet e Bashkuara si Ambasadore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>