Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, Berishës: SHBA-të janë seriozë për luftën kundër korrupsionit

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, Berishës: SHBA-të janë seriozë për luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ju përgjigjë deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi seriozitetin e dokumentave kundër tij.

Ajo në një postim në Tëitter shkroi se SHBA-të janë seriozë për luftën kundër korrupsionit përfshirë edhe shpalljen non grata nga sekretari i Shtetit Blinken.

Kim shtoi se SHBA-të mbështesin një Shqipëri të fortë dhe demokratike.

Postimi i plotë:

“Ndodhem në Uashington për të koordinuar hapat e mëtejshëm në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Theksoi se ne jemi të serioz për korrupsioninpërfshirë edhe shpalljen non grata nën seksioni 7031(c), ndërsa mbështesim një Shipëri më shumë demokratike, të fortë dhe të zhvilluar. SHBA-të kanë qënë me Shqipërinë në 30-vjeçarin e fundit e do të vazhdojnë të qendrojnë edhe përtej 30-vjeçarit tjetër”.

Berisha u shpreh të hënën nga Fieri se dosjet e SHBA-ve mbi të janë shpifje.

Sekretari i Shtetit Blinken u shpreh në njoftimin e shpalljes non grata të Berishës, se DASH ka mbledhur fakte të deklaraura nga media, organizatat joqeveritare dhe qeveria Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>