Ambasadorja franceze Christine Vasac i bëri apel institucioneve shqiptare që të bëjnë sa më parë funskionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.
Gjatë një vizite në Korçë të enjten, ambasadorja u shpreh:
“Duhet që Gjykata Kushtetuese të bëhet sa më parë.
Personalitet politike të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është domosdoshme që Kushtetuesja të ndërtohet dhe të punojë se ka një seri problemesh të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje.
Gjykata e Lartë gjithashtu është e rëndësishme të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Kushtetuesja.”
Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë çështje në shqyrtim apo vendim.