Ambasadorja franceze kundër vendimit të Kuvendit për median

Nga Exit News
Ambasadorja franceze kundër vendimit të Kuvendit për median

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Elizabeth Barsacq mbështeti qëndrimin e zyrës së Bashkimit Europian në Shqipëri kundër vendimit të Kuvendit për lënien e punonjësve të medias jashtë mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Barsacq ka rishpërndarë në Twitter reagimin e BE-së ku shprehet keqardhje për vendimin e marrë nga Kryesia e Kuvendit. Ajo ka cituar gjithashtu një shprehje të shkrimtarit dhe filozofit të mirënjohur francez, Voltaire, lidhur me lirinë e shtypit:

“Le të mbështesim lirinë e shtypit, është baza e të gjitha lirive të tjera, me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten”.

Zyra e BE-së në vend, përgënjeshtroi të mërkurën deklaratën e Kuvendit se lënia jashtë seancave e gazetarëve ishte rekomanduar e mundësuar nga Bashkimi Evropian.

Në një reagim në Twitter, shkruhet se rregullat e reja nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca Soreca shprehu keqardhjen për mungesën e konsultimeve me komunitetin mediatik.

Kuvendi reagoi më herët, pas protestës së gazetarëve për vendimin e Kryesisë për të lënë median jashtë mbledhjeve të komisioneve.

Kryesia e Kuvendit vendosi që punonjësit e medias të mos jenë më të pranishëm në mbledhjet e komisioneve parlamentare por t’i ndjekin ato nga një dhomë e veçantë përmes një sistemi audio-video.

Lajme te ngjashme