Ambasadorja franceze Vasac, krizën nuk e zgjidhin diplomatët e huaj por ju vetë

Ambasadorja franceze Vasac, krizën nuk e zgjidhin diplomatët e huaj por ju vetë

Një diplomat i huaj nuk mund t’i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.” Kështu u shpreh për krizën në vend Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac gjatë vizitës në ekspozitën e fotografi Roland Tasho, në Korcë.

Ajo u shpreh se në vend ka njerëz të arsyeshëm që po mendojnë për zgjidhje.

“Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje”.

Ambasadorja nuk u shpreh mbi qendrimin e qeverisë franceze për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Ajo tha se

“Politika gjithashtu, të gjithë njerëzit, ju po më drejtoni pyetjen mbi qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di t’u them por edhe me Francën nuk di t’u them diçka, por nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor”.

Ndërsa për telefonatën mes Kryeministrit Rama Presidentin francez Macron, Ambasadorja tha se ‘ashtu siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron dhe zotit Rama. Kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>