Ambasadores Hobdari i mbaroi mandati, e pafajshme për skandalin e pasaportave

Nga Exit News
Ambasadores Hobdari i mbaroi mandati, e pafajshme për skandalin e pasaportave

Në 8 korrik, Zv. Ministri i Jashtëm Gent Cakaj i ka propozuar Presidentit Meta lirimin nga detyra të ambasadores shqiptare në Greqi Ardiana Hobdari, së cilës i ka mbaruar mandati që në vitin 2019, dhe emërimin në vend të saj të Luela Hajdaragës.

Disa media spekuluan se lirimi i Hobdarit ka të bëjë me skandalin e pasaportave në mars 2019 – kur u bllokuan në doganën greke dhe më pas u vodhën 100 pasaporta shqiptare nga makina e konsullit Pervin Gjikuria.

Por ky pretendim është i pavërtetë. Në të vërtetë, gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshme ambasadoren Hobdari për këtë ngjarje.

Në vendimin e 3 qershorit 2020, gjykata shkruan se nuk ka asnjë lidhje mes detyrimeve dhe punës së ambasadores Hobdari me bllokimin e pasaportave në doganë dhe më pas me vjedhjen e tyre.

Duhet theksuar se konsulli të cilit ju vodhën pashaportat, Pervin Gjikuria është sot kryetari i deges së Partisë Socialiste të Himarës.

Zonja Hobdari, një diplomate karriere, është dekretuar ambasadore në Greqi për një mandat tre-vjeçar nga presidenti Nishani në 29 dhjetor 2016.

Zyrtarisht mandati i saj ka mbaruar në fund të 2019-ës, ndaj në këtë rast nuk kemi të bëjmë me shkarkim por me mbarim të mandatit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>