Ambasadorja Kim: flas në emër të ShBA-ve dhe askujt tjetër

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: flas në emër të ShBA-ve dhe askujt tjetër

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim sqaroi se qendrimi i saj i forte për arritjen e një marrëveshje zgjedhore ishte qendrimi i ShBA-ve.

Ambasadorja theksoi se ajo shpreh vetëm qendrimet e ShBA-ve dhe asnjëherë qendrimet e saj personale.

“Nuk përfaqësoj askënd tjetër përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk flas në emër të askujt tjetër përveç Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe kur mendoj se mund të ketë ndonjë keqkuptim se ku qëndrojnë Shtetet e Bashkuara ose ku qëndron Presidenti, atëherë është detyra ime të sigurohem që shprehet perceptimi korrekt”, tha ajo në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, në News24, të enjten në darkë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>