Shqipëria do të tërheqë më shumë investime nga SHBA duke patur më shumë transparencë, ligje të qarta dhe gjykata të pastra, sipas ambasadores Yuri Kim.
Kim shkruan në Twitter se përparimi në këto fusha do të hapë mundësi ekonomike për shumë njerëz dhe jo vetëm për disa që ajo i quan “me mjete speciale”.
Ambasadorja ka theksuar rëndësinë e transparencës gjatë zbatimit të ligjit për regjistrimin e pronës në një takim që ajo ka zhvilluar me Drejtorin e Agjencisë Kadastrale, Artan Lame.
Kim ka biseduar me Lamen për progresin e bërë në një vit që nga miratimi i ligjit për regjistrimin e pronës dhe e ka inkurajuar atë në zgjidhjen e çështjeve të vështira në lidhje me pronat.