Ambasadorja Yuri Kim ka theksuar angazhimin e fortë të SHBA në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
Kim ka ndarë në Twitter deklaratën për shtyp të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken mbi vendimin e fundit të presidentit Biden, për masat shtesë ndaj personave të përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.
“Korrupsioni kudo dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare & shëndetin ekonomik të , SHBA dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja përse jemi të përkushtuar për të nxitur llogaridhënien dhe luftën ndaj pandëshkueshmërisë për ata të përfshirë në korrupsion madhor”, shkruan Kim duke cituar Blinken.
Shtëpia e Bardhë njoftoi një ditë më parë Biden ka firmosur urdhrin ekzekutiv një udhër ekzekutiv të ri në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Të gjithë personat, grupet, bizneset dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, që minojnë demokracinë, përfshihen direkt ose indirekt në korrupsion, apo dëmtojnë paqen e stabilitetin e rajonit do t’u bllokohen pasuritë dhe interesat pasurore që kanë ose që mund të kenë në të ardhmen në SHBA, si dhe do t’i ndalohet hyrja në SHBA.