Ambasadorja Kim: Kompanitë amerikane do nisin studimet për gazin natyror në Shqipëri

Ambasadorja Kim: Kompanitë amerikane do nisin studimet për gazin natyror në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim njoftoi sot se së shpejti kompani amerikane do të nisin studimet për gazin natyror në Shqipëri.

Në një seminar mbi teknologjinë e gazit të lëngshëm ku ishte e pranishme dhe Ministrja e  Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ambasadorja Kim u shpreh se zhvillimi teknologjik në infrastrukturën e gazit të lëngshëm mund të ndikojë në zhvillimin e Shqipërisë dhe gjithë rajonit:

“Gazi natyror lëshon më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshëm dioksid squfuri dhe dioksid azoti.

Nëse mund të zhvillojmë infrastrukturën përkatëse, Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale dhe kjo do të sillte përfitime në ekonominë e Shqipërisë.

Do të ishim të kënaqur ta shikonin Shqipërinë lider në rajon.

Shqipëria e di që mund të ketë besim te SHBA edhe ne e dimë që mund të kemi besim te Shqipëria.”

Ambasadorja Kim theksoi se zhvillimi i kësaj teknologjie do të sillte përfitime dhe tek shqiptarët:

“Kjo do të ndikojë në çmime më të lira për të gjithë shqiptarët.

Mund të jeptë një hap përpara për energjinë shtëpinë tuaj. Patjetër edhe për të ulur ndotjen e ambientit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>