Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër.
Gjatë aktivitetit “Defender Europe 21” të mbajtur në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, Kim vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë gjatë stërvitjes ushtarake që trupat e NATO-s po zhvillojnë në Ballkan.
Sipas Kim, kjo stërvitje ushtarake ka treguar angazhimin e popullit shqiptar për të qenë të bashkuar sa i përket marrëdhënieve me SHBA-të.
“Ne qendrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorjmë me ju”, tha Kim.