Ambasadorja Kim përgënjeshtron propagandën e ATSH-se me fjalët e saj

Nga Exit News
Ambasadorja Kim përgënjeshtron propagandën e ATSH-se me fjalët e saj

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim akuzoi Agjensinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), agjensi shtetërore e lajmeve, për keqinformim, në lidhje me deklaratat e saj në konferencën për luftën ndaj korrupsionit.

Në një postim në Twitter, të mërkurën, ambasadorja shkruan se:

“Ky titull është keqdrejtues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo çfarë unë thashë”.

“Këtu gjeni atë që unë thashë”, shkruan ambasadorja duke postuar lajmin e saj nga faqja zyrtare e Ambasadës.

Ambasadorja u shpreh dje, më 13 tetor, në konferencën e nivelit të lartë se “qeveria duhet të demostrojë që po punon në emër të qytetarëve e jo të interesave të ngushta”.

Agjensia Telegrafike e Lajmeve është agjensi shtetërore e lajmeve e drejtuar nga Armela Imeraj, ish-zëdhënëse e Kryeministrit Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>