Ambasadorja Kim përshëndet draftin e opozitës së bashkuar, thirrje për respektimin e 5 qershorit

Nga Exit News
Ambasadorja Kim përshëndet draftin e opozitës së bashkuar, thirrje për respektimin e 5 qershorit

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim përshendeti draftin e opozitës jashtë parlamentare, duek theksuar se ajo mori përgjegjësitë e saj.

Në një komunikim me gazetarët nga Himara, Kim u shpreh se është e kënaqur dhe me reagimin e PS për të diskutuar mbi atë draft.

“Jam shumë e kënaqur për faktin se opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjgjësinë e saj për të qenë eangazhuar për të vazhduar për të përfaqësuar. Siç mund ta dini, disa ditë më parë, është tejet e rëndësishme që opzita të mbetet e angazhuar, dhe të gjitha partitë të sjellin propozime reale. Kam kuptuar se sot opozita ja bërë një propozim, dhe jam e kënaqur që kam dëgjuar që PS ka thënë që do ta marrë këtë propozim, dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë.”

Kim theksoi se palët duhet t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, duke shtuar se palët që e kanë nënshkruar janë përgjegjës për zbatimin e saj.

Ajo tha më tej se nëse palët bien dakort për masa të tjera, jashtë 5 qershorit do t’i mbështesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>